Një ndër batutat që Armando Duka kishte përdorur këto ditë për kundërshtarin e tij për postin e presidentit të FSHF-së, Bashkim Fino ishte se për herë të parë po përballej në një garë me një sekretar partie. Por duket se këtë batutë duhet ta fshij ose të paktën ta ndryshoj.

Kjo pasi vet Bashkim Fino në një postim të tijin në facebook është shprehur se edhe pse nuk e sheh, si një detyrim ai po jep dorëheqje nga pozita e sekretarit organizativ të PS-së.

Por ndërkohë z. Fino vazhdon të mbaj mandatin e deputetit duke shpjeguar se nuk ka asnjë detyrim ligjor ta bëjë këtë dorëheqje.

Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re