Ilir Meta ka reaguar për sulmin me tritol të makinës së prokurorit Albert Kuliçi.
Në një shënim në facebook Meta teksa kërkon hetim dhe ndëshkim për autorët, shprehet se askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit.
“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi!
Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët!
Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!”- shkruan Meta në facebook. ()