Elvis Naçi është takuar me ish-profesoreshën e njohur 77-vjeçare Luljeta Bozo. Inxhinierja, me fjalët e saj dha shpresë dhe përcolli dituri këto ditë të trishta për popullin shqiptar . Elvisi ishte së bashku me profesoreshën në Thumanë, një nga vendet më të prekura të tërmetit të 26 nëntorit.
Elvisi shprehet se kjo është një fazë e re për Thumanën e prekur nga
tërmeti dhe se po evidentohen dëmet shtëpi me shtëpi me eksperten më të
mirë të vendit me në krye zonjën Luljeta Bozo. Ish-pedagogia e
inxhinierisë së ndërtimit ka biseduar me banorët e Thumanës dhe ka dhënë
ekspertizën e saj për ndërtesat që inspektoi.
Ajo e thotë fjalën e saj kudo që shkon së bashku me ekipin e saj dhe
me Elvis Naçin. Diku thotë së godina nuk është më e banueshme se ka
dëmtime të mëdha në strukturë, në një tjerët banesë i bind familjarët
duke u thënë se kolona nuk ka dëmtime serioze dhe se shtëpia është e
sigurt. Shprehet se në mure është plasaritur suvaja.
Banorëve u jep shpresë, u ngroh zemrën me fjalët e saj. “Nuk ke asnjë
problem, nëse tek kati i parë nuk ke asnjë çarje në kolonë rri rehat
vëlla dhe jeto i qetë me familjen. Hiç mos kini merak!”, thotë
ish-pedagogia në njërën nga banesat private. Diku tjetër thotë “ Nuk
duhet të futeni brenda as për të marrë rrobat, rrezikoni shumë nga
godina.”
Elvisi: Ajo gjithmonë do jetë pranë jush sa herë të ketë mundësi, sot
kemi parë 4 ose 5 banesa. Arkitektët italianë po bëjnë planin e
ndërtimit, sapo ta kemi projektin e tyre ne do fillojmë. Mbani mend këtu
do bëhet gjë shumë e bukur, unë kam shpresë se do bëhet aq e bukur.
Ne do marrim një zyrë me qira këtu, ne do kemi një ekip. Sot është hera e fundit që flasin parimisht, nuk ka kohë për fjalë, ju do të lidheni me zyrën që do të hapim. Prof.Luljeta Bozo: kush pretendon se i është shkatërruar banesa ne do plotësojmë formularin, nëse është e pabanueshme ne do u themi situatën.
