Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik në veri të Gadishullit të Ballkanit do të diktojë reshje të dendura shiu në zonat veriore dhe pjesërisht ato qëndrore, ndërsa reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat e thella malore.

 

Situatë e cila do të mbizoteroje deri në orët e vona të pasdites kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit duke ri-kthyer kthjellimet e pakta.

 

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

 

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re