Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj, deklaron se Bashkia e Tiranës ka përfunduar të gjitha procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në atë territor të 5 kullave shumëkatëshe.
Sipas Topollaj, edhe në këtë rast, Veliaj ka favorizuar kompaninë “Fusha” po procedurë konkurruese, pasi në kushtet që kontrollon 60 nga 61 këshilltarët, Veliaj nuk e ka më pengesën e shumicës së cilësuar prej 3/5 në këshillin bashkiak që do mund ta bllokonte këtë aferë.
“Nderkohe qe Shqiperia eshte ende ne emergjence per shkak te termetit, Kryebashkiaku i Tiranes nuk ka ndejtur duarkryq.
Gjate diskutimit te buxhetit te Tiranes per 2020 ne komisionet e keshillit bashkiak, nje nenpuneseje te bashkise i shpetoi dhe informoi keshilltaret qe ne zbatim te ligjit te Kuvendit per prishjen e Teatrit Kombetar, Bashkia ka perfunduar te gjitha procedurat per prishjen e Tij dhe ndertimin ne ate territor te 5 kullave shumekateshe.
Sgurisht qe s’ka pasur asnje surprize per “proceduren konkuruese” ne kete rast, qe sic dihej qe ne fillim eshte fituar nga firma Fusha, kompania e afert e kryebashkiakut qe pervec te tjerave paguan edhe kostot e hotelerise se zyrtareve te bashkise ne udhetimet jashte vendit.
Ne kushtet qe Veliaj kontrollon 60 nga 61 keshilltare bashkiake, per shkak te mungeses ne zgjedhje te pjeses me te madhe te partive opozitare, Veliaj nuk e ka me sot pengesen e shumices se cilesuar prej 3/5 ne keshillin bashkiak qe do mund ta bllokonte kete afere.
Ky eshte nje shembull tjeter shume i mire qe deshmon aftesite e vecanta te kryebashkiakut Veliaj ne operacionet korruptive dhe mungeses absolute te transparences per ceshtjet me ndjeshmeri te larte publike, sic eshte edhe rasti i Godines se Teatrit Kombetar”, shkruan Topollaj në reagimin e plotë.