Skip to content

Turqia: shifrat e implikimit të policisë në tentativën për grusht shteti në 2016

w 55405876 0

Kryetari i Asamblesë Kombëtare Turke(Parlamenti turk), Mustafa Sentop tha të mërkurën se më shumë se 30,000 policë janë larguar nga puna si pjesë e luftës kundër organizatës FETO, të cilën autoritetet turke e konsiderojnë përgjegjëse për përpjekjen për grusht shteti në korrik 2016.

Duke folur në një ceremoni diplomimi në Ankara, Sentop tha që një e treta e të larguarve ishin oficerë të lartë të policisë.

“Në mënyrë të ngjashme, 1,866 u larguan nga detyra për shkak të hetimeve mbi to”, tha Sentop.

E nga ana tjetër, i vuri në dukje se 10.311 oficerë u kthyen në detyrë, pasi nuk u gjetën prova për të mbështetur pretendimet.

Kryetari i Parlamentit turk kujtoi përpjekjet e grupit për të depërtuar në Akademinë e Policisë që nga vitet ’80.

Sentop përsëriti rolin thelbësor që Akademia e Policisë luan në ruajtjen e sigurisë dhe paqes jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtarisht nga forcat e trajnimit nga 76 vende.