Skip to content

Serbët e Malit të Zi me tabiat shqiptar: tymuese në parlament, kundër Ligjit për Fenë

20191227011244 405f9110 5aed 4c3f 8662 f46f67bc76af

E nisi Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, e pasoi PD-LSI në Shqipëri në zgjedhjen e Arta Markut, e vazhdoi dhe Fronti Demokratik në Mal të Zi, një parti pro-serbe. Bëhet fjalë pëer hedhjen e tymueseve në sallën e parlamentit. VV në Kosovë ishte më esktreme, pasi hodhi gaz lotsjellës.

E rasti më i fundit në parlamentin malazez, ka të bëjë me miratimin përfundimtar të Ligjit për Lirinë e Fesë, kundërshtuar fort nga Kisha Ortodokse, ku priftërinj të saj protestuan para parlamentit.

Kështu, pas 42 vjetësh, Mali i Zi ka një ligj të ri që rregullon çështjet fetare.

Dispozita më e diskutueshme aty është që objektet fetare dhe toka të përdorura nga komunitetet fetare në territorin e Malit të Zi, të cilat ishin ndërtuar ose fituar nga të ardhurat publike të shtetit ose të cilat ishin pronë e shtetit deri më 1 dhjetor 1918, do të bëhen pronë e shtetit, nëse nuk ka prova të pronësisë së bashkësisë fetare të këtyre objekteve.

Kisha Ortodokse Serbe e konsideron ligjin e ri si diskriminues ndaj asaj bashkësie fetare, duke pretenduar se dispozitat e tij kërkojnë të rrëmbejnë pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila, sipas tyre, ka “juridiksionin e tetë kanunor në territorin e Malit të Zi të sotëm”.

Qeveria ka thënë më parë se projektligji për lirinë e fesë ose besimit dhe statusin juridik të komuniteteve fetare janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.