Ky është momenti kur një meteor i ndritshëm është parë në të gjithë qiellin, natën – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që “rrëmbeu” shtëpitë.
Sipas mediave të huaja, meteori thuhet se u pa nga disa vende, me një grua madje duke pretenduar se një pjesë e “shkëmbit” ra në kulmin e një shtëpie.
Topi gjigant i flakëve u dallua rreth orës 8 të natës të martën – i cili mahniti shoferët të cilët kishin qenë duke vozitur përgjatë një rruge.
Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara regjistroi një dridhje me magnitudë 2.0, rreth katër milje në lindje të Shën Clair Shores në Michiganin Lindor.
Dhe Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se nuk ishte një ngjarje meteorologjike, por më shumë gjasa ishte një meteor, shkruan shenjatv.
Njerëzit të cilët panë “ndriçimin”, raportuan se gjithashtu dëgjuan një “shpërthim me zë të lartë”.