Skip to content

Conte sulmon Salvinin: Ky tinzar!

w 55731175

Kryeministri italian Giuseppe Conte caktoi dy ministra të rinj për të zëvendësuar largimin me dorëhejqe të ministrit të Arsimit, e njëherësh përshkroi një program ambicioz për vitin e ardhshëm, përfshirë reformën në sistemin e drejtësisë dhe burokracitë shtetërore,.

Në një konferencë shtypi tre-orëshe të fundvitit, Conte akuzoi liderin e opozitës së krahut të djathtë Matteo Salvini për sjellje politike “tinëzare” dhe bëri thirrje për unitetin e një koalicioni të copëtuar që mbështet qeverinë e tij.

“Politika nuk ka nevojë për konflikt. Kontradiktat dhe theksimi i ndryshimeve nuk na ndihmojnë”, tha ai, duke iu referuar grindjeve të shpeshta midis Lëvizjes 5 Yje, Partisë Demokratike të qendrës së majtë (PD) dhe partive më të vogla të qendrës dhe të majta.

Duke mbushur hendekun pas largimit të ministrit të Arsimit Lorenzo Fioramonti, i cili i përkiste Lëvizjes 5 Yje (M5S), e që u ankuar për mungesën e financimit të arsimit, Conte tha se ai e ndau ministrinë në dysh.

Ai emëroi Lucia Azzolina, gjithashtu nga M5S, dhe teknokratin jo-partian Gaetan Manfredi, Rektorin e Universitetit të Napolit, si Ministrin e ri të Shkollave, e Ministrin e Universiteteve dhe Kërkimeve Shkencore.

Tre senatorë nga Lëvizja 5 Yje u larguan këtë muaj për t’u bashkuar me LEGA-n e Salvinit, dhe disa politikanë thonë se ligjvënës të tjerë nga lëvizja e përçarë gjithnjë e më shumë janë të gatshëm për t’u bashkuar me grupin parlamentar të udhëhequr nga Fioramonti, por besnikë ndaj Contes.

Kryeministri tha, nëse një hap i tillë është duke u zhvilluar, ai nuk e aprovon atë dhe nuk dëshiron të ketë ndonjë lidhje me të.

Conte, një teknokrat i pavarur, ishte fillimisht afër M5S, por ka marrë vlerësime në rritje të PD që nga formimi i qeverisë në shtator.

Ai njoftoi se do të takohej me partitë në pushtet në janar për të përcaktuar në detaje prioritetet për vitin 2020, dhe premtoi reformimin e burokracisë shtetërore që do të ndihmonte në një sistem më efikas.