Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur një intervistë të gjatë për gazetën “Epoka e Re”, ndërsa është ndalur tek një sërë çështjesh të rëndësishme në Shqipëri, por edhe në Kosovë.  Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të plotë duhet të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja të qeverisë së Kosovës.

“Epoka e re”: Në Kosovë, edhe disa muaj pas zgjedhjeve ende nuk janë formuar institucionet e reja? Cili është mesazhi juaj për dy fituesit e këtyre zgjedhjeve VV dhe LDK?

Presidenti Meta: Si fitues të zgjedhjeve parlamentare, uroj që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse.

Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.
“Epoka e re”: Cili është urimi juaj për Shqipërinë dhe për Kosovën për vitin 2020?

Presidenti Meta: Uroj për një Shqipëri me negociata të çelura me Bashkimin Europian, dhe për një Kosovë pa regjim vizash me BE-në, shumë më pranë saj dhe NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko