Skip to content

Rumani: mjekët gabojnë, pacientja u vdes ndër duar

operacija bolnica pixabay 1

Një paciente 60-vjeçare rumune ka ndërruar jetë pasi pësoi djegie të rënda gjatë operacionit.

Ministria e Shëndetësisë tha se incidenti ndodhi në një spital Floreasca në Bukuresht kur një bisturi elektrike dhe një dezinfektues me bazë alkooli u përdorën në mënyrë jo të duhur gjatë operacionit.

Pacientja vdiq të dielën mbrëma nga djegiet e pësuara gjatë një operacioni që ajo iu nënshtrua më 22 dhjetor si pjesë e trajtimit për kancer pankreatik.

Sekretari i Shtetit për Shëndetësi, Horatiu Moldavian tha që kirurgët duhet të kishin ditur që ishte e ndaluar përdorimi i një dezinfektuesi me bazë alkooli gjatë operacioneve të kryera me bisturi elektrike.