Simboli i rezistencës për Jerusalemin Fevzi el-Xhunejdi, u prit nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan), në Ankara.
Fevzi el-Xhunejdi, simboli i rezistencës në ngjarjet që pasuan pas deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si “Kryeqytet të Izraelit”, dje arriti në Turqi.
16-vjeçari palestinez do të marrë pjesë edhe në një aktivitet 3-ditor që organizohet nga Bashkia Esenler e Stambollit.
Aktiviteti do të fillojë me një vizitë në varrin e Sulltan Abdulhamitit II dhe do të vazhdojë me programin “Nata e Jerusalemit”./



