Kjo mbrëmje nuk do të jetë festive për të gjithë.

Një zjarr pak kohë më parë do t’i merrte familjes Nergjoni nga fshati Bujqës i Elbasanit të vetmen pronë që ta kishin, shtëpinë.

Falë bamirësisë familjes prej 6 antërësh iu mundësua ndërtimi i dy dhomave, por edhe ato janë në kushte të mjerueshme. Nëna e familjes tregon se nuk kanë asnjë të ardhur veç kempit që merr djali i saj i madh, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë (Epilepsia).

Për të, nëse kanë bukë është festë, e përsa i përket tryezës festive, duket se do mbetet një ëndërr.

Çifti i bashkëshortëve ka 4 djem, më i madhi prej tyre vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme mjekësore, e ndërsa më i vogli prej tyre shprehet se dëshira e tij më e madhe ishte një kostum babagjyshi.

Sonte kjo familje do ta kalojë mes të ftohtit dhe me një tryezë të varfër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re