Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë në aksin Elbasan-Cërrik. Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka marrë flakë.

Nuk raportohen persona të lënduar nga aksidenti pasi personat që kanë qenë duke udhëtuar në makinat e përfshira në aksident kanë dalë jashtë në kohë.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikësja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko