Në meshën e tij të parë në vitin 2020, Papa Françesku denoncoi dhunën ndaj grave si “fyerje” ndaj Zotit dhe shfrytëzimin e trupave të tyre përmes “konsumizmit” dhe “pornografisë”.

“Gratë janë burimi i jetës. Por ato vazhdimisht fyhen, rrihen, ekspozohen ndaj dhunës dhe detyrohen të bëjnë prostitucion dhe të ndërpresin jetën e atyre që mbajnë në bark”, tha kreu i Kishës Katolike në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Por mediat kujtojnë se Papa e tha këtë një ditë pas u nxeh me një pelegrine në Vatikan, e cila e kapi për krahu dhe nuk pranonte ta lëshonte.

“Shpesh humbasim durimin, kjo ndodh edhe me mua. Unë kërkoj falje për shembullin e keq që dhashë dje”, tha Papa para meshës së Vatikanit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko