Pas afrimeve të Mitraj dhe Gjonaj në këtë merkato dimri Tomori bën edhe largimin e parë dhe ai është sulmuesi nigerian i Tomori, Çinoso Onuh.
Sipas asaj që shkruan vet klubi në faqen zyrtare e gjitha ka ardhur për shkak të problemeve me dokumentacionit dhe vlerësimit se një tjetër klub në rastin konkret Besa mund tia zgjidh këtë problem.
Oni si thirret sulmuesi nga tifozët beratas dhe shokët e skuadrës kishte akumuluar një borxh rreth 1.5 milionë lek dhe se i duhej një vizitë në shtëpinë e tij, Nigeri. Por kjo ishte një proçedurë që merrte kohën e vet. Por menaxherit të tij duket se i është premtuar nga një tjetër klub në një kohë më të shkurtër. Ndërkohë vet drejtuesit e klubit beratas i kishin premtuar se do bënin pagesën e borxhit të tij kundrejt shtetit.
Pavarsisht kësaj Onuh është larguar zyrtarisht nga Tomori duke tërhequr dokumentacionin dhe tashmë do i bashkohet skuadrës së Besës që luan në të njëjtën kategori.
Më poshtë keni edhe statusin e plotë të FK Tomorit:
✍️| Klubi i Futbollit ‘Tomori’ ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me sulmuesin Chinonso Onuh.
Sqarim:
Klubi i Tomorit me të gjithë stafin e tij në dispozicion ka bërë të pamundurën që sulmuesi 25-vjeçar mos të largohet për asnjë mënyrë të vetme nga skuadra, duke ditur cilësin dhe potencialin e tij. Ne i premtuam shlyerjen e të gjitha borxheve që ai disponon në arkat e shtetit shqiptar për shkak të gjobave të marra, mirëpo ky ishte një vendim i marr edhe nga vetë menaxheri i tij, duke besuar se “KS Besa” mund t’ia zgjidh këto probleme për dy-javë. Shpresojm që të jetë kështu, pasi edhe ne e dëshirojmë plotësisht diçka të tillë për Onuh. Nuk kishim pse t’i bëheshim penges në dhënien e leje-kalimit, ai u largua me përshtypjet më të mira për ne.
Do të na mungojnë batutat e tij. Onuh e vlerëson pritjen tonë dhe të tifozërisë, duke mos e përjashtuar për asnjë mënyrë rikthimin e tij.
Faleminderit Onuh! Berati është shtëpia jote!
Berati.TV


