Shqipëria njeh rritje me plot dy pozicione në renditjen e parë të FIFA-s për vitin 2018. Ndërkohë gjatë janarit ka patur shumë pak ndeshje të zhvilluara dhe kjo bën që në renditje të mos ketë shumë lëvizje por Shqipëria njeh ende avahtazhet e fitores në miqësoren përballë Turqisë.
Kombëtarja e drejtuar nga Panuçi renditet në pozicionin e 60të duke lënë pas vetes Bregun e Fldishtë, Slloveninë apo edhe Arabinë Saudite që do të jetë pjesë e botërorit rus. Ndërkohë kundërshtari ynë i radhës në miqësore, Norvegjia është vetëm dy pozita më lart.
Por krejt e kundërta a shkuar për Kosovën që ka humbur një pozicion në këtë rendtije dhe kjo për shkak të rritjes së Kuvajtit. Tashmë Kosova pozicionohet në vendin e 178të.

Renditja ashtu si në muajin e kaluar komandohet nga Gjermania dhe për të flotësuar podin pas saj vazhdon me Brazilin dhe Portugalinë. Renditja deri në vendin e 14të ku gjendet Italia nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e një muaji më parë.
Berati.TV



