Skip to content

Ngjarjet kriminale më të bujshme gjatë 2019, krimi goditi drejtësinë

Viti 2019, një vit plot me zhvillime në Shqipëri, mes shumë problematikash, protestash dhe tërmeti, kaloi me një numër të lartë ngjarjesh kriminale.

Rendi dhe siguria u cënua disa herë. Ndryshe nga viti i shkuar, në 2019 nuk munguan as goditjet e njerëzve të drejtësisë nga eksponentët e botës së krimit.

Në Elbasan u vra avokati Ravik Gurra, ju bë atentat prokurorit Arjan Ndoj në Durrës dhe ju vu tritol makinës së prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.

Gazetari i RTV Ora, Besar Bajraktaraj, foli me ekspertët e sigurisë për këtë situatë. Specialen e plotë mund ta ndiqni duke klikuar mbi videon.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TTEgLV9YD3w?feature=oembed&w=660&h=371]