Skip to content

Greqia ndalon kalimin e kamionëve nga Kapshtica

Kamionët dhe mjetet te tjera te tonazhit te rende nuk do të lejohet të kalojnë nga Kapshtica drejt Greqisë përgjatë gjithë ditës së dielë.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe arsyeja sipas njoftimit të dhënë nga pala greke është prezenca e madhe e akullit në rrugë.

Madje saktësohet se do të lejohet vetëm kalimi I mjeteve të vogla dhe autobuzeve vetëm me perdorim zinxhirësh.

 

Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.