Ambasada Greke në Shqipëri njofton se masat kufizuese për shtetasit nga Shqipëria në Greqi mbeten ashtu siç janë.
Selia diplomatike sqaron se këto masa do të jenë në fuqi deri me datë 7 korrik.
“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021”, thuhet në njoftim.