Kryeministri Edi Rama nga Kryesia e Kuvendit i është përgjigjur pyetjes se a do të ndërhyjë në Kushtetutë për Kodin Zgjedhor vetëm me votat e opozitës parlamentare dhe pa dakordësinë e opozitës joparlamentare. Rama deklaroi se ai do t’i përgjigjet interesit të qytetarëve dhe sipas tij qytetarët kërkojnë lista të hapura. Realizimi i kësaj dëshire qytetare do të ndodhë në Parlamentin legjitim të Shqipërisë u shpreh kryeministri. Gjithashtu pyetjes se a do të ketë koalicion paszgjedhor me Lulzim Bashën, Rama iu përgjigj se fitorja e tij është që Shqipëria të bëhet më e mirë.

“Fitorja ime është që shqipëria të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Diskutimi për ç’ka po flasim sot për të hapur listat ka filluar shumë kohë më parë dhe ka qenë një avaz i përvitshëm. Parlamenti i Shqipërisë është legjitim dhe sovran, populli shqiptar në një shumicë dërrmuese kërkon të vendosi gishtin jo vetëm mbi partinë por edhe mbi deputetin. Unë jam këtu për ta njehësuar vizionin e popullit shqiptar me vizionin e Partisë Socialiste.”- tha Rama.”- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re