Ditën e nesërme, Sali Berisha, do të jetë në Shkodër për të mbajtur “Foltoren” e rradhës, një cikël takimesh ma bazën e Partisë Demokratike, që ai ka nisur, pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Jozefina Topalli, një figurë e rëndësishme e së djathtës, veçanërisht në Shkodër, është pyetur nëse ajo do të jetë nesër prezente në takimin e Berishës.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Topalli tha se “Foltorja” reflekton të gjithë idetë e saj dhe la të hapur mundësinë që mund të jetë edhe fizikisht prezente atje.

“Lëvizja që kemi nisur ne vite përpara se të bëheshin listat e tij [Lulzim Bashës], ishte paraprirëse e Foltores. Foltorja po vjen tek lëvizja. Jam mbështetëse e kësaj lëvizje. Unë lexoj të gjithë tezat e mia aty, s’ka rëndësi jam apo jo fizikisht.

Unë jam aty, me të gjithë qëndrimet. Do të jem edhe fizikisht, a nesër, a pasnesër… Jam aty me të gjithë qëndrimet e mia”, tha ndër të tjera Topalli. /TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re