Kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse do të nisë në muajin shtator bashkëpunimin me PS për një reformë të re elektorale.

Basha tha se në raportin e ODHIR kanë dy pika që nuk janë dëgjuar më parë, siç ishte ajo e garantimin të votimit të lirë apo të fshehtë.

Për Bashën detyra që ka sot përpara opozita është më e madhe sesa ajo për një reformë të re elektorale.

“Ju përmendët rekomandimin numër 1 që ishte ndryshimi i Kushtetutës, që u bë duke përjashtuar opozitën, në kuadër të një plani të mirëmenduar, për ti dhënë partisë në pushtet avantazhe të pamerituara.

Unë dua tiu tërheq vëmendjen te pika 2 dhe 3, nuk mbaj mend as nga zgjedhjet e 1991 që të kërkohet nga shteti të garantojë votime të lira dhe të fshehta, apo të ”intesifikojë përpjekjet për të identifikuar blerësit e votave”, që do të thotë se në 25 Prill nuk janë garantuar zgjedhjet e lira.

Në asnjë raport për vendet e rajonit nuk gjen një rekomandim të tillë, detyra para nesh është shumë më e madhe se ribërja në mënyrë gjithëpërfshirëse e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse”, tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re