E ndërsa studentët kanë bërë një peticion duke kërkuar rikthimin në auditore, sot në orën 14:00 do të vendoset si do të vijohet me mësimin në universitete.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve.

Temë diskutimi do të jetë rikthimi ose jo në auditore për sezonin e provimeve.

Rektorët kanë disa skenarë për t’i propozuar ministrisë, një prej tyre është edhe rikthimi në auditore por kjo shihet me rezerva gjithmonë duke u bazuar në kapacitetet e auditoreve dhe rëndësinë e ruajtjes së distancës.

Rektorët pritet që të shfaqin edhe problematika të tjera që janë shfaqur gjatë kësaj periudhe në mësimin online për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re