Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se momentalisht nuk flitet për një ulje e orës policore në vend.

Rakacolli deklaroi se, orari policor varet nga shifrat e Covid-19, dhe shifrat nuk sugjerojnë një rreptësim të kësaj mase anti-Covid.

“Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave.” – u shpreh Rakacolli për News 24 nga ku bëri edhe thirrje që qytetarët të vaksinohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re