Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e lirë” u pyet nga gazetari Arian Çani se a do t’i dërgojë në prokurori patronazhistët e Partisë Socialiste që survejojnë qytetarët. Basha u shpreh se nuk është ai personi që i çon në prokurori por është ligji.

Arian Çani: Do t’i çosh në Prokurori patronazhistët?

Lulzim Basha: Nuk i çoj unë, por i çon ligji, ligji duhet te zbatohet dhe për t’i zbatuar drejtësia, duhet ndryshimi ndaj duhet votuar nr. 9 të dielën.

Arian Çani: Po nëse ai merr mandatin e tretë? Lulzim Basha: Më 25 Prill shqiptarët do dalin masivisht në zgjedhje, do të votojnë për ndryshimin dhe për nr. 9 dhe Rama do të iki në shtëpi.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re