Kryeministri Edi Rama në prononcimin e parë pas kryerjes së vaksinës deklaroi se ai ndihej shumë mirë dhe e ndërmori kryerjen e vaksinës live për të shuar zërat e teorive konspirative se vaksina është e dëmshme.

Pyetjes së gazetarit sea do t’ia lëjë radhën Bashës për kryerjen e vaksinës, kryeministri iu përgjigj me ironi se radhën e ka Saliu, kur të nis vaksinimi i moshave të treta.

“Radhën e vaksinës e ka i pari Saliu kur të vi radha te grupmoshjat e treta”, tha Rama.

Kujtojmë se vetëm pak çaste më parë nisi vaksinimi anti-Covid bë vend, ku personi i parë që u vaksinua ishte shefja e infektivit Najada Çomo.  Pas saj u vaksinuan kryeministri Rama, Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme do të vaksinohen gjithësej 60 persona dhe të parët që do ta marrin vaksinën janë mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid, më pas vaksinimi do të kalojë te grupet e rrezikuara dhe moshat mbi 70-vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re