Skip to content

A duhet të vazhdojë vaksinimi me Astra Zeneca? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Pandemia ka qenë që ditën e parë një shqetësim, ndaj kam bërë dhe mbledhjet me opozitën, për ta përfshirë dhe atë. Përpjekjet kanë qenë të jashtëzakonshme, dhe opozita ka kontributin e saj. Ja kemi kthyer buxhetin mbrapsht që t’i jepte më shumë fonde mjekësisë dhe të mos dyfishonte fondet për PPP-të. Nuk jam ekspert të them që kjo vaksinë është kshu apo ashtu. Nuk dua të shkaktoj panik. Duhet të jetë transparent procesi i vaksinimit. Sepse mund të kthehet në shqetësim për qytetarët. Për rastin konkret jam i shqetësuar, Profesor Panariti ka qenë në komunikim me ekspertët. Kërkesa jonë ndaj qeverisë është për transparencë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Shpresojmë që të ketë reflektim.

A duhet të merret vaksina kineze dhe ruse?

-Nuk jam ekspert. Unë bëj vlerësim për sa i takon sigurisë. Ne sigurinë e kemi sipas standardeve europiane.

/faxweb