Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për Tiranën, u pyet nëse arrestimi i Erion Veliajt e ka dëmtuar bazën në kryeqytet.

Spiropali u shpreh se socialistët janë të keqardhur për atë që ka ndodhur me Veliajn, për shkak të kontributit që kryebashkiaku ka në PS dhe në Tiranë.

Mirëpo ajo theksoi se pavarësisht pozitës së lartë të Veliajt, selia rozë nuk ka dalë publikisht ta mbrojë me armët e partisë.

Ne jemi tmerrësisht të keqardhur për atë që ka ndodhur, në të gjitha pikëpamjet, si nga pikëpamja njerëzore, si kolegë, për një njeri që kemi punuar ndër vite dhe si një njeri që ka padiskutim meritat e tij në PS, por edhe në transformimin e Tiranës. Por të gjitha këto arsye dhe ndjesi tonat kanë shërbyer që të dalim publikisht dhe të mbrojmë politikisht apo me armët e partisë, qoftë dhe Erionin? Një njeri në pozita kaq të larta në PS dhe me një ndikim kaq të lartë siç ju e thoni? Jo, as në këtë rast. Pra në rastin tonë zgjedhja ka qenë shumë e qartë. Ai grupkapitulli 1 i BE-së nuk është hapur vetëm se atyre një ditë të bukur atyre iu është tekur që ne papritur të jemi në atë tryezë dhe të negociojmë sundimin e ligjit, për shtetin e së drejtës, për liritë, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ia kemi hequr këtë pushtet politikës dhe ia kemi kthyer atë qytetarëve shqiptarë“, tha Spiropali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko