Kryeministri Edi Rama mendon se situata me furnizimin me energjinë elektrike nuk ka të bëjë aspak me menaxhimin, edhe pse faktet thonë se Shqipëria shiti energji me 20 euro në një kohë kur në treg ishte me 130.

Sipas Ramës qeveria do të ndërhyjë për të mbrojtur konsumatorët dhe biznesin familjar, në një kohë që sipas tij të gjitha vendet e mëdha po ndjejnë efektet e krizës. Rama tha se një nga shtete që e ndjen më pak efektin e rritjes së çmimit të energjisë në bursë është Franca, pasi ka prodhim të saj nga centralet bërthamore.

“Ne duam ta mbrojmë konsumatorin, por do të vijojmë të ndjekim planin për rritjen ekonomike. Ne nuk duam të cënojmë këto gjëra, bëmë të njëjtën gjë dhe në kohën e tërmetit, edhe në kohën e pandemisë . Rritja 18% nuk është një rritje e natyrshme, ama vjen si rezultat i ringritjes, sot kemi në punë më shumë njerëz sesa përpara fillimit të pandemisë, njerëz të regjistruar në punë”, u shprej Rama mes të tjerave.

Rama: Ajo që ju nuk doni të kuptoni, dhe në këtë rast ju që jeni mes nesh dhe publikut, se qytetarët janë në të drejtën e tyre, është që energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët, pasi nuk e mbajmë dot se do të përmbysnim dynjanë. Pse po e ndërtojmë skavicën sot? Se është rezervuari ku ne mund të mbajmë rezerva, kur të jetë gati ne do të bëjmë një lojë tjetër në daljen në treg.

Franca është një histori tjetër, pasi Franca është me centrale nukleare, dhe e ka me sustë rritjen e prodhimit, Gjermania nga ana tjetër e ndjen më shumë krizën, pasi është shumë e varur nga importi i gazit nga Rusia.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re