Avokati Altin Goxhaj me anën e një postimi në facebook ka hedhur dyshime të forta mbi të rezultuarit pozitiv me koronavirus në vendin tonë. Hipotezën e tij avokati e përforcon duke u bazuar te rasti i aktorit të humorit, Florian Binaj. Sipas Goxhaj nuk është lajm shërimi i Florit, i cili doli negativ në testin e sotëm, por a ka qenë ndonjëher realisht i infektuar aktori.

Postimi i plotë: PYETJA S’ËSHTË SI DOLI “NEGATIV” POR A KA QENË NDONJËHERË “POZITIV”
Fillimisht i urojmë me gjithë zemër dhe dashuri Florit shëndet dhe mbarësi gjthm por..
Pyetja nuk është a u shërua kaq shpejt Flori pa asnjë simptomë në shtëpi, por a ka qenë ndonjëherë i infektuar?!
Dmth a ka qenë ndonjëherë “pozitiv” mqns na dilka “negativ” tani?! Përderisa e mbyllën Florin në shtëpi me një copë shkresë që doli nga Kryeministria dhe jo nga laboratori..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re