Xhaxhai i Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes në Fier ka folur për mediat, ku ka kërkuar dënimin më të ashpër ndaj nipit të tij.

“I bëj thirrje kryetares së parlamentit të kalojnë ligjin me varje. Nipi ka marrë rrugë të keqe, çe do. Nuk e di, nuk e di, jo nuk di që të ketë pasur konflikt me familjen e viktimës. Ashtu siç hyri ashtu dhe doli nga burgu. Ai ishte problematik me veten e tij, nuk zihej me njeri ai, vetëm që të mos e ngacmonin. Ka qenë i pirë ai.

Pse ta kem frikë unë atë, si kishte bërë gjë njeriu, patjetër që do të shkoj te fëmija e djalit që vdiq. Edhe mbase kanë faj institucionet, vëllai i tij është në burg për drogë, babai ka vdekur shpejt. Ai kur iku e ëma, iku ca kohë me të, por ajo mbajti vetëm çupën. Ai ishte aty kur e kërkonin, a e gjetët a se gjetët, kush ia vuri veshin atij”, u shpreh xhaxhai i autiorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re