Mjeku Ilir Alimehmeti, nga studioja e “Quo Vadis”, teksa e konsideroi një ngjarje të madhe rikthimin e studentëve në auditore, theksoi se ai është pro vaksinimit, por kundërshton detyrimin e injeksionit.
Ai deklaroi se vaksina nuk jep siguri të plotë, ndaj, sipas tij, të vaksinuarit, jo vetëm infektohen, por edhe mund të infektojnë të tjerët
“Urime gjithë studentëve. Më në fund u kthyen. Kemi kapërcyer dicka të madhe. Unë kam qenë pro vaksinimi dhe kundra detyrimit. Na ka munguar informacioni. Dyshimet e studentëve janë të drejta. Studentët i kanë mundësitë më të ulëta , por mund të infektohen. Siguri nuk ka me asnjë lloj vaksinë.”
Nga ana tjetër, psikologia Lorela Garuli u shpreh se presioni për t’u vaksinuar ka shkaktuar ankth dhe pakënaqësi te studentët.
“Situata ka qenë kaotike. Jo vetëm çrregullimet ankthit, por edhe gjendjet e ankthit janë në një numër shumë të lartë, si rrjedhojë e situatës, ngarkesës. Për sudentin, auditori, është cështje statusi. Fakti që do të bëjën një project të gjitëh bashkë.