“A të kapa duke pi ujë”, Blendi Fevziu vë në siklet Mark Markun: Nuk ngacmohet as gjarpri kur pi ujë

markus.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Është shoqeruar me një batutë pyetja që moderatori i bëri ish-deputetit Mark Marku për situatën në Partinë Demokratike, ku tashmë Berisha dhe Basha po zihen për përqindje mbështetje.

Në momentin që Fevziu po i drejtohej Mark Markut, ky i fundit po pinte ujë, dhe Fevziu me humor i ka kujtuar shprehjen popullore ‘kur pin ujë nuk të ngacmon as gjarpri’.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Mark… A të kapa me ujë duke pi. Nuk ngacmohet as gjarpri kur pi ujë, por unë të ngacmova. N ëfakt të ngacmoi Luli me doktorin. 95 – 97 thotë Basha. Duket pak si qesharake dy nga njerëzit më të rëndësishëm zihen për shifrat.

Mark Marku: Shifrat vërtetohen. Ka procedura për mbledhjen e kuvendit. Shifrat që deklaron Berisha duhet të dalin. Berisha do duhet të paraqesë listën e delegatëve që kanë firmosur. Ka një procedurë të mbledhjes së kuvendit. Luftë psikologjike që bëhet në bazë. Ky kongres dhe kjo lëvizje për fat të keq nuk është për PD as për ardhjen e PD në pushtet por është për pushtet personal.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë