Analisti Agim Krasniqi ka në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e Fax News ka komentuar zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë ku sipas rezultatit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosja përkundër nga çfarë pritej, doli shumë dobët në zgjedhje, duke fituar shumë pak oomuna.

Sipas analistit, ky rezultat kishte ardhur jo domosdoshmërisht për shkak të problemeve të brendshme siç e tha kryeministri Albin Kurti, por si shkak i mungesës së kandidatëve potencialë në disa prej komunave.

Më tej Krasniqi u shpreh se qeverisja e Kurtit sapo kishte filluar dhe reformat e premtuara duhet të kishin një afat më të gjatë në kohë në mënyrë që më pas të jepnin efektin e pritshëm.

Analisti Agim Krasniqi për studion e Fax News:

Për LDK dhe PDK pati një ngritje nga zgjedhjet qëndrore që u mbajtën. Nëse e krahasojmë edhe LDK edhe PDK nuk e kanë arritur nivelin që e kanë pasur para shpalljes së pavarësisë. Tek Aleanca po bien në sy votuesit tradicionalë të këtij subjekti. Aleanca po qëndron drejt asaj përqindjes së përhershme.

Deklarata e Albin Kurtit: Rezultati vjen si defekt i brendshëm dhe si rezultat I bashkimit të forcave të tjera kundër nesh.

Duhet vlerësuar edhe prononcimi i kryeministrit megjithatë unë kam një mendim tjetër, pasi në disa komuna Vetëvendosja nuk pati kandidatë potencialë. Kjo besoj që ka ndikuar edhe në numrin e votuesve sepse realisht kam pritur që VV ta merrte Prishtinën edhe Prizrenin. Megjithatë VV ka marrë Gjilanin që është një komunë e rëndësishme.

A e mbështesin qytetet e mëdha lëvizjen VV?

Kryesisht është votuar nga të rinjtë, mirëpo këto subjekte të mëhershme, i kanë ato bastioned e veta apo votuesit tradicionalë. Tani ka filluar edhe Vetëvendosja që ta konsolidojë strukturën e votuesve të saj dhe në momente të caktuara shpesh fituesi do të përcaktojnë ata qytetarë të pavendosur.

Lëvizja Vetëvendosja gjatë fushatës së zgjedhjeve qëndrore, ka pasur disa moto të cilat kanë qenë, reforma, luftimi i krimit. Unë them që kjo reformë vetëm sa ka filluar dhe nuk mund të kryhet brenda një periudhe të shkurtër. Mirëpo shihet një entuziazëm për të reformuar legjislacionin dhe më pas për të lëvizur drejt objektivave të përcaktuara nga kryeministri Albin Kurti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re