Skip to content

Adriatik Llalla del sot përpara gjykatës, ja me çfarë akuza përballet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00, ndërsa mbetet për tu parë nëse do të jetë vetë i pranishëm në seancë.

Seanca e parë dështoi pasi avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, kërkoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Daniela Shirka. Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.

Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.

/faxweb