Ambasada Amerikane ka lëshuar një alarm dhe ka njoftuar se aeroporti i Kabulit është përfshirë nga të shtëna me armë zjarri. BBC shkruan se ccdo amerikan që ende kërkon ndihmë për t’u larguar nga Kabuli, duhet të regjistrohet fillimisht online.

Nga ana tjetër ushtria amerikane po shqyrton mundësinë e dërgimit të forcave shtesë amerikane në Afganistan. CCN shkruan se një zyrtar i mbrojtjes ka deklaruar se ende nuk është marrë asnjë vendim.

Në orët e ardhshme, një ekip ushtarak pritet të mbërrijë dhe të krijojë sistemin e vet të kontrollit të trafikut ajror në aeroportin në Kabul në mënyrë që të rrisë numrin e fluturimeve të evakuimit jashtë aeroportit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re