Afrika e Jugut ka ndaluar që vaksina AstraZeneca të përdoret në vend pasi një studim i bërë nxorri rezultate “zhgënjyese” kundër variantit të ri të Covid-19.

Shkencëtarët thonë se ky variant përbën 90 përqind të rasteve të reja Covid-19 në Afrikën e Jugut.  Studimi duke përfshirë rreth 2 mijë njerëz zbuloi se vaksina ofronte “mbrojtje minimale” ndaj varianteve të reja.

Afrika e Jugut ka regjistruar më shumë se 1.4 milionë raste  të infektimit me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 46 mijë jetë të humbura. Vendi ka marrë 1 milionë doza të  AstraZeneca ku pritet dhe vaksinimi i njerëzve këtë javë.

Në një konferencë për shtyp ministri i shëndetësisë  që bëri në internet të dielën, Zweli Mkhize tha se qeveria e tij po pret këshilla sesi ta përdorë vaksinën AstraZeneca në momentin e fillimit të vaksinimit.

Profesor Shabir Madhi tregoi se “për fat të keq vaksina AstraZeneca nuk funksionon kundër sëmundjes së lehtë dhe të moderuar”. Ai është shprehur se ky studim nuk ishte në gjendje që të investigonte të gjitha rastet pasi janë marrë në studim persona të rinj të moshës 31 vjeç pasi nuk ishte krejt popullsia por vetëm një pjesë e saj dhe nuk ishte pjesa e cila kishte simptoma më të rënda të virusit”.

Ekspertë të tjerë ishin optimistë se kjo vaksinë  ishte efektive në luftimin e rasteve të tjera më serioze.

/faxweb