Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 833 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

 

Me të njëjtën masë administrative, janë ndëshkuar edhe  150 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

 

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 11 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.