Rama: Listat gjithmonë që kur jam unë kryetari I partisë, janë bërë nga drejtuesit e qarqeve dhe 95% e listave janë produkt i tyre. Unë kam mesazhe me drejtuesit e qarqeve ku dhe kam refuzime ndaj propozimeve që unë kam bërë. Ndërhyrjet dhe propozimet e mia i kanë rrëzuar drejtuesit e qarqeve me argumente.

U bë personazh Ditmiri pa asnjë arsye për kaq shumë vëmendje. Partia Socialiste është një parti që ka kapacitete për të bërë ekipe. Unë nuk ndjek futboll në sensin e një tifozi, pavarësisht Juventusit, por unë ndjek trajnerët dhe jam I interesuar të ndjek trajnerët nga pikëpamja e lidershipit. Disa prej tyre I kam miq dhe kërkoj prej tyre shpesh këshilla në kuadër të lidershipit. Nëse je i zgjedhur nga partia që të bësh ministrin, patjetër do të bësh ministrin por do të bësh dhe disa gjëra të tjera që nuk I ke qejf. Skuadra më e madhe e ekipit tonë janë njerëzit, janë ata që duhet t’u hapësh telefonit dhe tu qash hallet njerëzve.

Përse mblidheshim ne me drejtuesit e qarqeve do të hënë, kemi bërë anketime hulumtime në terren se kush do të ishin pjestarët e duhur për ekipin garues. Ditmir Bushati është lojtar i vlefshëm por jo në këtë  kohë dhe jo në këtë skuadër.

Ajo gallata e mendimeve ndryshe në të shkuarën, ku brenda Partisë Socialiste bëheshin telenovela nuk solli asnjë të mirë për Shqipërinë, por solli Saliun në pushtet

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re