Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila u shpreh se nuk do të bashkëpunojë me askënd që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA,

Gjatë konferencës për shtyp Berisha i bëri thirrje ambasadores Kim që të dorëzojë faktet dhe provat që ajo pretendon se ka, në gjyaktën e Parisit.Berisha theksoi se personalitete të shquara të elitës politike amerikane e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova, por nuk i themi.

“Së pari më duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresat e mëdha në mbarë botën dhe unë dua tu informoj ju se kjo pritje që shihni në Shqipëri nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më ta pakta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues zyrtarë të vendeve mike. Për të mbyllur këtë problem zonjës dhe cilido tjetër që ka një provë apo fakt të vetëm e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe se miq, përfaqësues të vendeve mike, personalitete të shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen, nuk binden madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova, por nuk i themi. Kjo ka marrë fund, ke prova çoi para gjykatës. Ajo të vazhdojë të pijë kafen në livadhet e qeverisë”, u shpreh Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re