Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se studentët që angazhohen me studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe nje formim në një degë tjetër civile.

 

Lajmin ai e dha përmes një postimi në “Facebook”, krahas së cilës theksoi se ky institucion po modernizohet sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane.

 

“Fuqizimi dhe modernizimi i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane, me fokus teknologjinë dhe cyber security është prioriteti më i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe nje formim në një degë tjetër civile. Entuziast nga bashkëbisedimi që pata sot me brezin e parë të bachelorit pas rihapjes së kësaj akademie.”