
Nje aksident fatal sapo ka ndodhur në segmentin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë pranë Thumanës. Viktima ende e paidentifikuar është perplasur nga një mjet në rrethrrotullimin e këtij aksi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kane mberritur efektivet e policise se qarkullimit rrugor. Ende nuk dihet rrethanat e plota te ketij aksidenti te rëndë.
Deri më tani raportohet se personi i cili ka humbur jetën punonte si roje në një biznes pranë zonës kur ndodhi ngjarja e rëndë. Në këtë aks rrugor janë dy apo tre mbikalime për këmbësorët, ndërsa deri më tani mësohet se viktima është përpjekur të kalojë rrugën pa e përdorur mbikalimin dhe si rrjedhojë është përplasur nga një automjet.
Njoftimi i Plotë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb