Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur qafa e Koshovicës ku dy automjete, njeri Mercedes-Benz dhe një Audi, janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë janë plagosur 2 persona që udhëtonin me makinën Audi, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit.

Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normale e mjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës për pastrimin e rrugës

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko