Skip to content

Aksident i frikshëm në Lezhë-Milot, plagosen rëndë dy të rinjtë, mjeti bëhet copa në afërsi të karburantit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, në afërsi të një karburanti.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se të plagosur kanë mbetur dy persona 21 dhe 22-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti që drejtohej nga një prej të rinjve.

Mjeti tip Wolsvagen është përplasur me barrierat mbrojtëse të karburantit.

/faxweb