Nje mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga në hyrje të qytetit te Lezhës në vendin e quajtur rrethrrotullimi i “Ishull-Shëngjinit”.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, kamioni gjendet totalisht i përmbysur përtokë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë futja me shpejtësi e mjetit në kthesë.

Bëhet me dije se fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re