Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Një makinë ka përplasur katër automjete të tjera.

Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.

Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re