Një aksident i pesëfishtë, përfshirë dhe një kamion, ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Saukut, ku si pasojë e përplasjes së shumëfishtë ka mbetur e plagosur një vajzë 28-vjeçare.

Policia bën me dije se e lënduara është transportuar me urgjencë në për në spital, ku dhe po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftmi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re