Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta dhe policia vijon ende të jetë në vendngjarje
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti rrugor që ndodhi pasditen e sotme në Burrel.
Mësohet se në aksident u përfshinë dy automjete të tipit “Benz” të cilat u përplasën kokë më kokë. Në një prej automjeteve ndodhej një familje me tre persona ku fëmija i tyre 8-vjeçar është nisur drejt spitalit të Traumës ndërsa në automjetin tjetër udhëtonte vetëm një person.
Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta dhe policia vijon ende të jetë në vendngjarje. Në spitalin e Traumës është nisur edhe një person tjetër, identitetet e të aksidentuarve nuk janë bërë ende të ditura.