Skip to content

Aksident i rëndë midis 2 mjeteve, 2 persona dërgohen me urgjencë në spital

 

Dy automjete janë përplasur përgjatë rrugës së Kombit në afërsi të Fangut, duke shkaktuar plagosjen e dy personave të cilët janë dërguar në spitalin e Rreshenit për ndihmë më të specializuar.

Dy automjetet me targa të Kosovës janë përplasur fort njëra me tjetrën si pasojë e një parakalimi të gabur të njërit prej drejtuesve të autoveturave.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.